11 maj 2018, Prishtinë
Me rastin e realizmit të projekteve të bashkëpunimit komunal ndërkombëtar dhe binjakëzimit të komunave të Kosovës me qytetet e Iowa-s, në shenjë falënderimi për marrëveshjet e realizuara mes qyteteve të Shtetit të Iowa-s dhe komunave të Kosovës, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal organizoi sot pritje për delegacionin nga Iowa-s i cili po qëndron për vizite zyrtare në Kosovë.
Projektet e binjakëzimit ndërmjet komunave të Kosovës dhe qyteteve në Iowa-s, si: Pejë- Johnston, Gjilan-Sioux , Prishtinë-City of Des Moines, Vushtrri- Norwalk dhe Gjakovë- Fort Dodge, janë realizuar konform ligjit që rregullon bashkëpunimin komunal ndërkombëtar, ndërsa janë të orientuara në realizmin e projekteve të përbashkëta në fushat e bashkëpunimit: kulturor, ekonomik, akademik, trashëgimisë kulturore, industrisë dhe bujqësisë.





