Me qëllim të koordinimit të mbështetjes së donatorëve lidhur me investimet që planifikohen për komunat Veriore, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Besnik Osmani priti në takim përfaqësuesit e organizatave donatore në Kosovë.
12 mars 2014
Me qëllim të koordinimit të mbështetjes së donatorëve lidhur me investimet që planifikohen për komunat Veriore, Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, z. Besnik Osmani priti në takim përfaqësuesit e organizatave donatore në Kosovë.
Në takimin e udhëhequr nga Sekretari Besnik Osmani, morën pjesë përfaqësuesit nga organizata donatore në Kosovë, z. Jeton Cana nga USAID, znj. Albina Duraku nga Zyra e BE-së në Kosovë, z. Krenar Loshi OSBE, z. Driton Vatovci nga GIZ, përfaqësues nga UNDP, UN-HABITAT dhe GIZ.
Sekretari Besnik Osmani, tha se aktualisht MAPL, përveç aktiviteteve të themelimit të organeve të reja komunale, është duke punuar në mënyrë intensive në dy fusha prioritare në komuna që janë buxheti komunal dhe funksionalizimi i administratës komunale.
Lidhur me buxhetet komunale, Sekretari Besnik Osmani tha se MAPL-ja është duke i koordinuar aktivitetet dhe shumë shpejt pritet të bëjë një propozim të përbashkët të buxhetit të bazuar në nevojat e komunës. Gjithashtu ai njoftoi se MAPL do të nënshkruajë një memorandum të përbashkët mirëkuptimi me kryetarin e komunës së Leposaviqit për zbatimin e një projekti të përbashkët nga buxheti i investimeve kapitale të MAPL-së e cila njëherit identifikon marrëveshjen e parë zyrtare për mbështetje të komunave Veriore.
Ndërsa lidhur me funksionalizimi i administratës komunale, Sekretari Besnik Osmani tha se MAPL është duke bërë vlerësimin e numrit të njerëzve që punojnë në administratën komunale dhe pas kësaj do të ti ndërmarrë hapat e nevojshëm në mënyrë që administrata lokale të funkzionalizohet sipas ligjeve në fuqi të Republikës së Kosovës.
Përfaqësuesit e organizatave donatore në takim konfirmuar gatishmërinë për ti mbështetur komunat veriore në këtë fazë tranzicioni dhe se do ta jenë në kontakt të vazhdueshëm më MAPL-në për ti identifikuar nevojat për bashkëpunim.