Prishtinë, 21 dhjetor 2022
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) në bashkëpunim dhe partneritet të ngushtë me Misionin e OSBE-së në Kosovë, Institutin Kosovar për Qeverisje Lokale (KLGI)/programi Dialogu për Komunat Evropiane (DEM), organizoi 5 punëtori konsultative me 38 komunat e Kosovës me temën ‘’Iniciativat e Bashkëpunimit Ndërkomunal’’. Në organizmin e këtyre punëtorive konsultative nga ana e komunave të ftuar ishin shefat e kabinetit të Kryetarëve të Komunave, Kryesuesit e Kuvendeve të Komunave, si dhe zyrtarët ligjor.

Këto punëtori për synim kishin diskutimin dhe trajtimin e mundësive të komunave për bashkëpunim ndërkomunal, si dhe ofrimin e ndihmës së tyre në drejtim të zbatimit të iniciativave dhe procedurave për bashkëpunim ndërkomunal. Përmes këtyre bashkëpunimeve u hapen rrugët komunave në realizimin e qëllimeve dhe interesave të përbashkëta në funksion të zhvillimit ekonomik lokal dhe ofrimit të shërbimeve sa më cilësore për qytetarët.







