Mbahen vizitat e para monitoruese për projektet e financuara nga Thirrja e parë e Programit BNK Mali i Zi – Kosovë

Me 6 dhe 7 Maj 2019, në Berane dhe Plavë të Malit të Zi janë mbajtur vizitat e para monitoruese për projektet e financuara nga thirrja e parë në kuadër të IPA Programit për Bashkëpunim Ndërkufitar Mali i Zi – Kosovë 2014-2020, të financuara nga Bashkimi Evropian.

Sekretariati i Përbashkët Teknik i programit së bashku me strukturat operative të programit: Zyra për Integrim Evropian pran Zyrës së Kryeministrit të Malit të Zi dhe Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal e Republikës së Kosovës, me 6 maj 2019 ishin për vizitë monitoruese në qytetin e Beranës, Mali i Zi, ku janë njoftuar për së afërmi me fillimet e implementimit të projektit “Bjeshkët e Nemuna – destinacion natyror tërheqës” që implementohet nga Agjencia Rajonale e Zhvillimit për Bjelasicë, Komovi dhe Prokletije e Malit të Zi, Organizata turistike Plavë, Agjencia e Zhvillimit Rajonal – Perëndimi (AZHR-Perëndim) dhe Komuna e Pejës.

Ndërsa me datë 7 maj 2019, ekipet monitoruese ishin për vizitë në qytetin e Plavës ku me ç`rast është vizituar projekti “Iniciativa të përbashkëta ndërkufitare për menaxhim më të mirë të mbeturinave” që implementohet nga Kompania e Shërbimeve Komunale Plavë, Mali i Zi së bashku me Kompaninë Regjionale të Mbeturinave “Çabrati” në Gjakovë.

Vizita monitoruese janë mbajtur nga Sanja Todoroviq, Udhëheqëse e Sekretariatit të Përbashkët Teknik, Gazmir Raci, zyrtar i projektit në Zyrën Antenë të Programit në Prishtinë, Fatmire Berisha, zyrtare koordinuese për BNK në MAPL, Makfire Rrustolli nga Trupa Kontrolluese në MAPL dhe Petar Bellada nga SPT.