Prishtinë, 12 Korrik 2021
Divizioni për transparencë komunale në kuadër të Departamentit për Përformancë dhe Transparencë komunale të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, në mbështetje të OSBE-së mbajti punëtorinë dy ditore të Grupit punues për hartimin e model planit të veprim për Transparencë në Komuna, më datë 08 dhe 09 Korrik 2021 në Pejë.
Punëtoria u mbajt me përfaqësuesit e kolegjiumit të zyrave të informimit në komuna me qëllim të shqyrtimit dhe koordinimit të përbashkët të objektivave dhe aktiviteteve të draftit fillestar të këtij model plani.
Takimin e hapi kryesuesja e grupit punues e cila prezantoi draftin e këtij plani.
Gjatë punëtorisë anëtarët e grupit punues u koordinuan për 8 objektiva me rëndësi primare, si dhe u definuan disa prej aktiviteteve dhe dokumente tjera shtesë të cilat do të kishin kontribuar në avancimin e këtij Model plani të veprimit për Transparencë të Komunave.
Takimi i radhës pritet të mbahet për një afat të caktuar si dhe do të njoftohen paraprakisht të gjithë anëtarët e grupit.