Prizren, 14 – 15 Tetor, 2021
Ministria Administrimit të Pushtetit Lokal e mbështetur nga misioni i OSBE-së në Kosovë ka mbajtur punëtorinë me grupin punues për hartimin e manualit (udhëzuesit) për zbatimin dhe monitorimin e planit komunal për integritet.
Gjatë punëtorisë u diskutuan: qëllimet dhe parimet e planit për integritet, objektivat, hapat dhe procesi i zbatimit dhe monitorimit të planit për integritet në komuna.
Kjo është edhe punëtoria e fundit me çka përmbyllet aktiviteti i MAPL-së për hartimin e këtij plani dhe manualit për zbatimin dhe monitorimin e tij.