16 Nëntor 2018, Tiranë
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me GIZ, projekti rajonal SoRi, që ka të bëjë me të drejtat sociale për grupet në nevojë, është duke e organizuar punëtorinë dy ditore në Tiranë lidhur me “ Ligjin për Mbrojtje nga Diskriminimi – Të drejtat e barabarta për personat me aftësi të kufizuar në qasje fizike “.

Në hapje të kësaj punëtorie, Drejtoresha e DPTK-së, znj. Venera Çerkini ka thënë se që nga viti 2009 MAPL-ja ka inicuar fushatën për shënimin e ditës ndërkombëtare për mundësi të barabarta profesionale për punësimin e personave me aftësi të kufizuara, duke punësuar një numër të konsiderueshëm të Personave me Aftësi të Kufizuar për disa ditë brenda institucionit. Me kalimin e viteve edhe kjo iniciativë ka humbur rëndësinë e vetë dhe këtë vit, kemi vendosur që në mbështetje të GIZ-it të mbahet kjo punëtori që i dedikohet të drejtave të personave me aftësi të kufizuara në qasje, pa diskriminim.
Pjesëmarrës në këtë trajnim janë, përfaqësuesit e komunave, shoqatat e ndryshme të personave me aftësi të kufizuar dhe shoqëria civile.