Më datë 15.09.2017 në Gjilan është mbajtur punëtoria për hartimin e Strategjisë për Zhvillim Ekonomik Lokal me pjesëmarrje të drejtorëve për zhvillim ekonomik të komunave me komunat e rajonit ekonomik lindje.
15 shtator 2017, Prishtinë
Më datë 15.09.2017 në Gjilan është mbajtur punëtoria për hartimin e Strategjisë për Zhvillim Ekonomik Lokal me pjesëmarrje të drejtorëve për zhvillim ekonomik të komunave me komunat e rajonit ekonomik lindje.
Drejtori i Departamentit për Bashkëpunim dhe Zhvillim Rajonal, Besim Kamberaj, prezantoi draftin e kësaj strategjie duke paraqitur objektivat zhvillimore dhe masat e ndërhyrjes gjatë periudhës së veprimit për reformën në zhvillimin ekonomik lokal. Sipas tij “Strategjia për Zhvillim Ekonomik Lokal është dokument qeveritar që buron nga Strategjia për Vetëqeverisje Lokale 2016-2026 dhe njëherësh përbënë një nga prioritetet kryesore të Qeverisë të parapara edhe në Programin Kombëtar për Reforma në Ekonomik 2015, Strategjinë Kombëtare për Zhvillim 2016-2021 si dhe Programin Kombëtar për Zbatimin e MSA-së”.
Pesë objektivat e kësaj strategjie synojnë rritjen e nivelit të burimeve të financimit të komunave nga të hyrat vetanake dhe zvogëlimin e varësisë financiare të tyre nga Qeveria, funksionalizimin e zonave ekonomike në një formë të balancuar për të gjitha komunat, tërheqjen e investimeve të huaja, jetësimin e huamarrjes komunale dhe zhvillimin e turizmit lokal.
Në këtë stad të zhvillimit të draft-strategjisë janë duke u marrë të gjitha propozimet nga komunat, duke sistematizuar propozimet, përvojat, vështirësitë dhe sfidat e zhvillimit ekonomik lokal për të mundësuar sigurimin e masave të ndërhyrjes gjatë fazës së implementimit të saj. Grupi punues gjatë ditëve në vijim do të vazhdoj me pjesën tjetër të planit dinamik për hartimin e strategjisë.