Mbahet punëtoria virtuale lidhur me diskutimin e rekomandimeve nga raporti vlerësues dhe plani i veprimit për bashkëpunim ndërkomunal me regjionin e Gjilanit

Prishtinë, 25 Qershor 2020
Divizioni për Bashkëpunim Ndër-komunal ka mbajtur punëtorinë virtuale lidhur me bashkëpunimin ndër-komunal me regjionin e Gjilanit. Në takim morën pjesë: përfaqësues nga MPL, përfaqësues nga OSCE, të cilët njëherit ishin mbështetës të kësaj punëtorie, kryesues të kuvendeve të komunave, shefa të kabineteve të kryetarëve të komunave, zyrtarë ligjor dhe zyrtarë për integrime evropiane në komuna. Në takim u diskutuan rekomandimet nga Raporti Vlerësues dhe Korniza e Planit të Veprimit për bashkëpunim ndërkomunal, me fokus të veçantë roli i komunave dhe veprimet që komunat duhet t’i ndërmarrin në zbatimin e planit të veprimit, si dhe u prezantua udhëzuesi i projekteve të BNK-së.