Është mbajtur takimi i 8-të i Komitetit të Përbashkët Monitorues (JMC – joint monitoring committee) në kuadër të programit IPA-së të Bashkëpunimit Ndërkufitar Shqipëri – Kosovë ku temë kryesore ishte diskutimi dhe miratimi i draftit të Koncept Notës për thirrjen e katërt për projekt propozime në kuadër të programit, me ç’rast u dakordua edhe për aktivitetet të cilat ndërlidhen me hapjen e thirrjes për projekt propozime. Në këtë takim poashtu u prezantuan informatat lidhur me statusin e programit, projekteve të implementuara deri më tani në kuadër të IPA II, dhe projektet e thirrjes së tretë të cilat pritet të përfundojnë së shpejti.
Pjesëmarrës në këtë takim ishin anëtarët e këtij Komiteti, Delegacioni i zyrës së BE-së në Shqipëri, Strukturave Operuese dhe stafi i Sekretariatit të Përbashkët Teknik.