Mbahet takimi  i  grupit punues për hartimin e “Model planit të veprimit për Transparencë në Komuna”

Prishtinë, 09.06.2021

Grupi punues për hartimin e “Model planit për veprim për Transparencë në Komuna”,  ka mbajtur takimin e radhës me qëllim të shqyrtimit  dhe koordinimit të përbashkët të objektivave dhe aktiviteteve të draftit fillestar të këtij model plani.

Takimin e hapi kryesuesja e grupit  punues znj. Nazmije Krasniqi, e cila para anëtarëve të grupit prezantoi draftin e  planit të veprimit për transparencë.

Gjatë takimi anëtarët e grupit punues  shqyrtuan aktet nënligjore për transparencë  ku dhe   përcaktuan  aktivitetet   me rëndësi primare të këtij Model plani të veprimit për Transparencë të Komunave.

Takimi i radhës pritet të mbahet për një afat të caktuar si dhe do të njoftohen paraprakisht të gjithë anëtarët e grupit.