Prishtinë/Tiranë, 15 prill 2021
Në kuadër të përgatitjes së programit IPA III CBC Shqipëri – Kosovë 2021 – 2027, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë dhe Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal të Kosovës, si Strukturat Operative të Programit IPA CBC Shqipëri-Kosovë, me mbështetjen e Sekretariatit të Përbashkët Teknik organizuan Konsultimin Publik me aktorët lokalë përkatës nga të dy vendet, si dhe përfaqësuesit shoqërisë civile në mënyrë që të diskutohet dhe komentohet drafti i dokumentit para se të dërgohet pranë Komisionit Evropian. Sugjerimet dhe komentet e dhëna në takimin e sotëm do të konsiderohen për tu përfshirë në dokumentin final të programit.
Për më shumë informacion mbi draft dokumentin e programit ju lutem klikoni linkun si vijon:
Ftojmë institucionet dhe organizatat e interesuara të japin kontributin e tyre të vlefshëm në përmirësimin e draftit të dokumentit nëpërmjet komenteve dhe sugjerimeve duke i adresuar ato në adresën e emailit: jts.alks@gmail.com; brenda datës 22 Prill 2021.