Mbahet takimi i parë i grupit punues për zhvillimin e sistemit të menaxhimit të performancës komunale

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me Ministrinë e Financave, DEMOS/Helvetas, KLGI dhe ekspertët e DEGE Consult realizuan takimin e parë të grupit punues për zhvillimin e sistemit të maneaxhimit të performancës komunale. Qëllimi i takimit ishte që partnerët të konsultohen dhe të japin orientimet lidhur me kriteret e sistemit të menaxhimit të performancës komunale, duke u fokusuar në fushat kryesore, si: fushat plotësuese, skema e granteve të bazuar në performancë, si dhe objektivat kryesore të sistemit të menaxhimit të performancës.

4 maj 2017, Prishtinë

Përfaqësuesit nga MAPL shprehen gatishmërinë dhe domosdoshmërinë për të vazhduar mbështetjen për komunat, në të gjitha fazat e saj, me qëllim të avancimit të sistemit të vetëqeverisjes lokale dhe ofrimit të shërbimeve komunale sa më afër qytetarëve. Ndër të tjera, u zhvilluan diskutime lidhur me sistemin aktual të menaxhimit të performancës, ndërsa ekspertët nga DEGE Consult prezantuan tri fushat kryesore të këtij sistemi, si fusha përmes së cilave duhet të zhvillohet ky sistem, si:

a) Qeverisja demokratike,
b) Menaxhimi komunal, si dhe
c) Transparenca dhe Integriteti.

Në përmbyllje të takimit, pjesëmarrësit u pajtuan se është e nevojshme të vazhdohet me takime të tilla, mirëpo duke përfshirë edhe akterë të ndryshëm, në mënyrë që të merren ide inovative për këto çështje, ndërsa në mesin e muajit korrik të vitit 2017 të arrihet finalizimi i një modeli të veprimit mbi sistemin e menaxhimit të performancës komunale.