30 gusht 2018
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, me datën 30 gusht 2018, ka mbajtur takim e pare të grupit punues për të diskutuar për Plotësim ndryshimin e Rregullores (QRK) Nr.23/2013 për përcaktimin e procedurave të dhënies në shfrytëzim dhe këmbimin e pronës së paluajtshme të komunës.
Takimin e hapi znj. Flutura Hoxha, Udhëheqëse e Divizionit për Zhvillim dhe Harmonizim të Legjislacionit në MAPL-ë, në cilësinë e kryesueses se grupit punues e cili tha se konform planit legjislativ për hartimin e akteve nënligjore për vitin 2018, pjesë e këtij plani është parapaRE edhe plotësim ndryshimi i kësaj rregullore, ku grupi punues është caktuar me vendim të Sekretaret së Përgjithshme. Anëtarët e grupit punues u pajtuan per zgjerimin e grupit dhe shtyrjen e afatit pasi që Ligji ende nuk është miratuar.