Prishtinë, 21 maj 2020
Divizioni për Hartim dhe Harmonizim të Legjislacionit në DLMK/MAPL, ka organizuar takimin e parë të Grupit Punues, ku u shqyrtuan aktet e ministrive të linjës. Grupi punues i kryesuar nga Flutura Hoxha, në përbërje të anëtarëve: Venera Kosumi, Nazmije Krasniqi, Ferdi Kamberi, Kadrije Myrtaj, Edona Berisha dhe Blerta Halimi, shqyrtuan 4 akte, si: U.A për destinimin e tokës bujqësore, U.A për produkte shtazore nga MBZHR, projekt Ligjin për deminim humanitar të MB-së dhe U.A për shpenzime të telefonisë fikse dhe mobile të ZKM-së.
Takimi i grupit punues ishte në funksion të shqyrtimit dhe harmonizimit të këtyre akteve me legjislacionin për qeverisje lokale. Pas dhënies së komenteve dhe përmbylljes së procesit, do të bëhet adresimi i akteve me shkresa zyrtare tek ministrit e linjës.