Mbahet takimi i përbashkët ndërmjet MAPL-së, SDC/DEMOS dhe SIDA-s për bashkimin e skemave të Grantit të Performancës

Prishtinë, 27 mars 2019

Dje, datë 26 mars 2019, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal së bashku me partnerët SDC/DEMOS dhe SIDA-n/Suedeze, kanë mbajtur takimin e përbashkët për forcimin e konsensusit rreth projektit të bashkimit të dy skemave të Grantit të Performancës, Fondit Stimulues të MAPL-së dhe Grantit të Performancës të DEMOS-it.

Takimi është kryesuar nga Sekretarja e Përgjithshme e MAPL-së znj. Rozafa Ukimeraj, ndërkaq pjesëmarrës në këtë takim ishin: Venera Çerkini nga MAPL, Saranda Cana nga SDC, Hajrullah Çeku nga SIDA, Norbert Pijls dhe Ertan Munoglu nga projekti DEMOS, Evetar Zeqiri Konsulent Lokal–Recura, Gerhard Land, konsulent ndërkombëtar dhe Clive Grace, konsulent ndërkombëtar.