Mbahet takimi i përbashkët ndërmjet përfaqësuesve të MAPL-së dhe përfaqësuesve nga Komuna e Mitrovicës së Veriut për të diskutuar financimin e projektit për vitin 2019

 

Me datë 11 mars, 2019 zyrtarët e Divizionit për Menaxhimin e Projekteve pranë MAPL-së, kanë realizuar vizitë në komunën e Mitrovicës së Veriut për të diskutuar lidhur me projektin që do të financohet në këtë komunë gjatë vitit 2019.

Vizita në këtë komunë është bërë me qëllim që të zbatohet suksesshëm projekti. Gjatë kësaj vizite është biseduar me zyrtarët e prokurimit, urbanizmit dhe menaxherët e projekteve të komunës.