Mbahet takimi i rregullt ndërmjet përfaqësuesve të MAPL-së, Agjencisë për Zhvillim të Zvicrrës dhe projektit DEMOS

Prishtinë, 21 prill 2020

Sot është mbajtur takimi i rregullt ndërmjet përfaqësuesve të MAPL-së, Agjencisë për Zhvillim të Zvicrrës dhe projektit DEMOS. Në takim janë diskutuar modalitetet për avancimin e grantit të performancës, procesi i vlerësimit për vitin 2019, mbështetja e MAPL-së për implementimin e Strategjisë për Zhvillm Ekonomik Lokal dhe Strategjisë përVetëqeverisjes Lokale, koordinimi me donatorët tjerë për grantin e performancës, duke përfshirë edhe planifikimet për IPA 3 me Komisionin Evropian, si dhe Studimi i Fizibilitetit për vetëqeverisjen lokale.