Prishtinë, 27 mars 2019
Dje, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka mbajtur takimin e tretë të grupit punues për plotësim ndryshimin e Udhëzimit Administrativ për marrëveshjet e bashkëpunimit të komunave me fshatrat, vendbanimet dhe lagjet urbane, në përbërje të të cilit (përveç zyrtarëve të ministrisë) janë përfaqësues të Ministrisë së Financave, programit Lego/USAID, projektit DEMOS, Asociacionit të Komunave të Kosovës dhe OJQ “Syri Vizion”.
Në cilësinë e kryesueses së grupit punues, takimin e hapi znj. Flutura Hoxha, Udhëheqëse e Divizionit për Hartim dhe Harmonizim të Legjislacionit në MAPL e cila para anëtarëve prezantojë Projekt Udhëzimin Administrativ për organizimin, funksionimin dhe bashkëpunimin e fshatrave, vendbanimeve dhe lagjeve urbane.
Me këtë rast, anëtarët e grupit punues patën rastin të ofrojnë komentet e tyre me qëllim të avancimit të projekt Udhëzimit Administrativ.