Prishtinë, 01 Qershor 2022
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në bashkëpunim me Zyrën për Qeverisje të mirë në kuadër të zyrës së Kryeministrit, si dhe në përkrahje të misionit të OSCE-së në Kosovë, ka mbajtur takimin informues me zyrtarët komunal për konsultime publike me temën ‘Informimi për procesin e publikimit të projekt dokumenteve në ueb-faqet zyrtare të komunave dhe në Platformën e Konsultimeve Publike në nivel Qendror’.
Takimi ishte shumë konstruktiv me interes nga ana e pjesëmarrësve. U cilësua si i domosdoshëm për zyrtarët komunal për konsultime publike, si dhe u shfaq nevoja për organizimin e një trajnimi në fushën e konsultimeve publike. Si konkluzione nga takimi dolën që:
• duhet të ketë një organizim të një trajnimi për zyrtarët e caktuar për konsultime publike;
• duhet të shikohet e mundësia e plotësim/ndryshimit të Udhëzimit Administrativ për standarde minimale të konsultimeve publike.