Mbahet takimi lidhur me lidhur me Draft-Udhëzimin Administrativ për Sekretaritë e Kuvendeve

Prishtinë, 25 Qershor 2020
Ministria e Pushtetit Lokal ka mbajtur takimin virtual për Draft-Udhëzimin Administrativ për Sekretarit e Kuvendeve i cili ka për qëllim rregullimin e sekretarive të kuvendit të komunave të Republikës së Kosovës.
Takimi është mbështetur nga misioni i OSCE-së dhe është diskutuar lidhur me komentet e përfaqësuesve të Helvetas znj. Fatime Rrahmani dhe znj. Selvete Dibrani, si dhe komentet e përfaqësuesit të komunës së Gjilanit z. Sadri Arifi. Në këtë takim nga MPL ishte drejtoresha e DLMK-së znj. Venera Çerkini, anëtarët e komisionit z. Driton Xhafa, z. Kujtim Aliu dhe z. Edmond Kuka.