Mbahet takimi virtual me Komunën e Vitisë lidhur me realizmin e projektit të financuar nga fondet e MPL-së

Prishtinë, 24 Qershor 2020
Është mbajtur takimi virtual me zyrtarët e komunës së Vitisë lidhur me koordinimin e realizimit të projektit të financuar në komunë nga fondet e MPL-së. Në vitin 2020 MPL në komunën e Vitisë financon projektin: “Ndërtimi i sheshit në qendër të Vitisë”. Në takim u diskutuan obligimet e dala nga Marrëveshjet e Mirëkuptimit për financimin e projektit dhe koordinimi i aktiviteteve me qëllim të realizimit të projektit sipas planifikimit.