Mbahet takimi virtual në mes të përfaqësueses nga Ministria e Pushtetit Lokal dhe drejtoreshës së Institutit të Kosovës për Administratë Publike

Prishtinë, 09 korrik 2020
Është mbajtur takimi virtual në mes të përfaqësueses së MPL-së znj. Ganimete Salihu, njëherit Udhëheqëse e Divizionit për Avancim të Kapaciteteve dhe Reformë Komunale dhe znj. Refike Sülçevsi, drejtoreshë në IKAP.
Ky takim ka pasur për qëllim diskutimin e ngritjes së kapaciteteve profesionale të koordinatorëve komunal për performancë përmes trajnimeve. Gjithashtu, në takim u diskutuan edhe mundësitë e bashkëpunimit për realizimin e trajnimeve të tjera për koordinatorët komunal për performancë.
Trajnimet do të përkrahen nga projekti DEMOS/SDC dhe janë pjesë e Planit të trajnimeve të MPL-së për vitin 2020.