Përfaqësues nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal morën pjesë në takimin vjetor të komitetit të përbashkët monitorues të IPAs, ku raportuan lidhur me implementimin e Programeve të Bashkëpunimit Ndërkufitarë mes Kosovë dhe Shqipërisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë Veriore.
Gjatë takimi u raportua lidhur me implementimin e 21 projekteve në kuadër të tri Programeve të BNK-së në vlerë të përgjithshme rreth 7 Milion Euro, si dhe implementimit të projektit strategjikë “Ndërtimi dhe hapja e pikës së përbashkët kufitare Stanqiq –Bella Noce”, i cili pritet të përfundojë gjatë këtij viti ku deri më tani janë realizuar rreth 32% të punimeve.
Gjithashtu u prezantua edhe lansimi i tri thirrjeve ne kuadër të tri Programeve si në vijim:
Programi i BNK-së Mali I Zi – Kosovë- thirrja është e hapur nga data 15 Janar – 15 Prill 2019, në vlerë 2,040,000 Euro;
Programi i BNK-së Kosovë- Maqedoni Veriore – thirrja është e hapur nga data 29 Mars – 20 Maj 2019, në vlerë 2,040,000 Euro dhe
Programi i BNK-së Shqipëri – Kosovë- thirrja pritet të hapet gjatë muajit Prill për dy intervenime strategjike në fushën e ambientit në vlerë 2,040,000 Euro.