Me 15 dhe 16 Nëntor 2018, në Prishtinë po mbahet trajnimi i tretë mbi raportimin dhe vizibilitetin e projekteve, me target përfituesit e Granteve të thirrjes së parë per projekt propozime, në kuadër të programit IPA II të Bashkepunimit Ndërkufitar Shqipëri – Kosovë.

Objektivat e këtij trajnimi për të gjithë përfituesit e granteve të fazës së parë të projekt propozimeve në kuadër të programit, kanë të bëjnë me ngritjen e kapacieteve dhe njohurive lidhur me pergatitjen e raporteve narrative dhe financiare si dhe ndjekjen e rregullave të vizibilitetit të Bashkimit Evropian.

Gjithashtu, tematik të tjera të trajtuara gjatë trajnimit janë: menaxhimi i projekteve, kontrollii dhe monitorimi i buxhetit, monitorimi i brendshëm dhe i jashtëm i projektit, si dhe nga ekspertët po zhvillohen disa ushtrime praktike rreth përgatitjes së raporteve narrative, përdorimit dhe formateve të përgatitjes së raporteve financiare si dhe ushtrime të tjera që ndikojnë në zhvillimin e kapaciteteve të përfituesve në raportimin, monitorimin dhe menaxhimin më të mirë të projekteve përfituese.

