Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe njëherësh Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic, u dakordua sot me Ministrin e Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepin ,se si të lehtësohet liria e lëvizjes së qytetarëve të Kosovës.

“U dakorduam që Ministria e Punëve të Brendshme të vazhdojë afatin për targa dhe leje" ka thënë Petrovic duke shtuar se: “Me kërkesë të një numri të madh të qytetarëve të komunitetit serb të cilët më janë adresuar, kam kërkuar nga Ministri Rexhepi të gjej mënyrën dhe të vazhdoj afatin për ri/regjistrim të veturave”, theksoi Ministri Petrovic.
Ashtu siç u dakorduam Ministria e Punëve të Brendshme pas vendimit të sotëm për vazhdimin e afatit për ri/regjistrim do të njoftojë në formë të shkruar të gjitha zyret për regjistrim të automjeteve në Kosovë dhe do të shpjegojë se makinat me targa serbe të regjistrimit të qyteteve të Kosovës nuk do përzuren por vetëm do të mundësohet një shtesë prej shtatë ditësh për ri/regjistrimin e tyre.