Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, përkatësisht Departamenti Ligjor dhe Monitorim të Komunave dhe Departamenti për Integrime Evropiane dhe Koordinim të Politikave, kanë realizuar takim të përbashkët me Zyrtarët Ligjor të Komunës, Zyrtarët e Shërbimit të Kuvendit dhe Zyrtarët për Integrime Evropiane të Komunës së Mamushës, Suharekës, Malishevës, Rahovecit, Dragashit, Pejës, Gjakovës, Junikut, Deçanit, Klinës Istogut, Mitrovicë Jugore, Mitrovicë Veriore, Vushtrri, Zubin Potok, Skenderaj, Gllogoc, Podujevë, Zveçan dhe Leposaviç. 9 qershor 2016, Prishtinë
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, përkatësisht Departamenti Ligjor dhe Monitorim të Komunave dhe Departamenti për Integrime Evropiane dhe Koordinim të Politikave, kanë realizuar takim të përbashkët me Zyrtarët Ligjor të Komunës, Zyrtarët e Shërbimit të Kuvendit dhe Zyrtarët për Integrime Evropiane të Komunës së Mamushës, Suharekës, Malishevës, Rahovecit, Dragashit, Pejës, Gjakovës, Junikut, Deçanit, Klinës Istogut, Mitrovicë Jugore, Mitrovicë Veriore, Vushtrri, Zubin Potok, Skenderaj, Gllogoc, Podujevë, Zveçan dhe Leposaviç.
Këto punëtori janë mbjtuar me datë 3, 7 dhe 9 Qershor 2016, duke filluar nga ora 10:00, në Prizren, Pejë dhe Mitrovicë.
Punëtoritë një ditore të mbajtura nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal të përkrahura nga OSBE, kanë realizuar agjendën një ditore me këto objektiva si në vijim:
1. Inventarizimi, Hartimi dhe Publikimi i Akteve;
2. Shqyrtimi Administrativ i Ligjshmërisë së Akteve të Komunave
3. Planet e Integruara Komunale për Obligimet nga Agjenda Evropiane.
Qëllimi i mbajtjes së punëtorive ka qenë prezantimi dhe përmbushja e obligimeve ligjore që rrjedhin nga Legjislacioni i Republikës së Kosovës për Vetëqeverisjen Lokale nga Rregullorja Nr. 01/2013 për Procedurën e Hartimit dhe Publikimit të Akteve të Komunave, Rregullorja (QRK) Nr. 01/2016 për Shqyrtimin Administrativ të Komunave dhe Planet e Integruara Komunale për Obligimet nga Agjenda Evropiane.