Novobrdë, 22 gusht 2019.
Ministrja e MAPL-së Adrijana Hodžić pjesë në Konferencën përfundimtare të projektit “Gruaja e qëndrueshme ekonomikisht/ grua e pavarur” e organizuar nga OJQ NVO „Community Development Institute“- CoDe.

Hodžić: “Si të kontribuosh për një pjesëmarrje më të konsiderueshme të grave në ekonomi dhe në këtë mënyrë zhvillimin ekonomik të vendit është sigurisht një pyetje që kërkon angazhim të mëtutjeshëm të institucioneve dhe sektorit civil, në mënyrë që ndërmarrësia e grave të mos mbetet një burim i rëndësishëm i pashfrytëzuar.
Kjo shoqatë multietnike duhet të shërbejë si shembull për shumë, jo vetëm për gra por edhe për burra në Kosovë, duke punuar së bashku dhe me forca të përbashkëta, ne mund të krijojmë kushte më të mira për ndërtimin e një të ardhme që është e drejtuar kah bashkëjetesa dhe krijimit të kushteve dhe standardeve më të mira.
Në fund, ministrja Hodžić theksoi mbështetjen e plotë për gratë në biznes dhe duke investuar në ndërmarrësinë e grave e cila duhet të jetë një ndër qëllimet më të rëndësishme të ekonomisë së vendit.

Projekti “Gruaja e qëndrueshme ekonomikisht /grua e pavarur” ka për qëllim të sigurojë mbështetje të plotë për krijimin dhe promovimin e një shoqate funksionale multi-etnike të grave nga territori i komunave Novobrdë, Ranillug dhe Kamenicë, duke forcuar kapacitetet e tyre dhe t’i lidhë ato me bizneset, si në Kosovë ashtu edhe në rajon. Përfituesit e drejtpërdrejtë të projektit janë gratë, si dhe organizata të shoqërisë civile që merren me çështje të grave nga territori i komunave të përmendura.