Prishtinë, 9 qershor 2022
Përfaqësues nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, njëherit anëtar të Autoritetit Kombëtar Kundër Trafikim me Njerëz/MPB, kanë marr pjesë në inaugurimin e projektit të ri të prezantuar nga Zyra e Këshillit të Evropës në Kosovë “Forcimi i veprimeve kundër trafikimit”, i cili është vazhdimësi e projektit të mëparshëm “Parandalimi dhe lufta kundër trafikimit të qenieve njerëzore”.
Ky projekt është i rëndësishëm për ministritë/anëtarë të Autoritetit dhe për institucione tjera për luftën kundër trafikimit me qenie njerëzore. Gjatë inaugurimit të këtij projekti, të pranishmit u informuan për objektivat e projektit, përgjegjësitë dhe çështjet e implementimit nga institucionet e vendit.
Para të pranishmeve foli Shefi i Zyrës së Këshillit të Evropës në Kosovë, Zëvendësministri i MPB/Koordinatori i Autoritetit Kombëtarë Kundër Trafikim me Njerëz, H. E. Ambasadori Irlandez, Zyra e prokurorit të Shtetit, përfaqësues nga Divizioni Kundër Trafikim i Bashkimit Evropian dhe të tjerë, të cilët u zotuan për një bashkëpunim të mëtejmë në mes të institucioneve vendore dhe ndërkombëtare në implementimin e projektit në parandalim, mbrojtje, ndjekje penale, si dhe në ngritjen e vetëdijes së qytetarëve.