Përfaqësues të Qeverisjes Lokale të Shqipërisë dhe përfaqësues të Zyrës së UNDP –së në Shqipëri në kuadër të projektit “Përkrahje për Reformën Territoriale dhe Administrative” të kryesuar nga Artur Kurti, Koordinator Kombëtar për Reformën Territoriale në Shqipëri dhe Afërdita Mekuli, Këshilltare për Decentralizim në Zyrën e UNDP-së për rajon, vizituan sot Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, me ç’rast u pritën nga Sekretari i Përgjithshëm i MAPL-së, z. Besnik Osmani. 16 prill 2014, Prishtinë
Përfaqësues të Qeverisjes Lokale të Shqipërisë dhe përfaqësues të Zyrës së UNDP –së në Shqipëri në kuadër të projektit “Përkrahje për Reformën Territoriale dhe Administrative” të kryesuar nga Artur Kurti, Koordinator Kombëtar për Reformën Territoriale në Shqipëri dhe Afërdita Mekuli, Këshilltare për Decentralizim në Zyrën e UNDP-së për rajon, vizituan sot Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal, me ç’rast u pritën nga Sekretari i Përgjithshëm i MAPL-së, z. Besnik Osmani.
Gjatë takimit me përfaqësuesit e Pushtetit Lokal nga Shqipëria, Sekretari Besnik Osmani bëri një prezantim të funksionimit të qeverisjes lokale në Kosovë me fokus prezantimin e legjislacionit që rregullon qeverisjen lokale në Kosovë dhe reformën e pushtetit lokale në Kosovë të nisur në vitin 2004.
Me këtë rast, Sekretari Besnik Osmani, tha se qeverisja lokale në Kosovë, është e ndërtuar mbi bazë të parimeve të Kartës Evropianë për Qeverisje Lokale duke marrë në konsideratë praktikat më të avancuara të funksionit të administratës lokale dhe ofrimit të shërbimeve për qytetarët. Gjatë prezantimit të tij zbatimin e reformës në qeverisjen lokale, ai tha se reforma në qeverisjes lokale ka nisur me përgatitjen e legjislacionit organik për komunat duke u zhvilluar pastaj me specifikat e tjera që i kanë paraprirë grupet punuese në teren me ekspert nga fusha e qeverisjes lokale në mënyrë që me rastin e aplikimit të reformës së re, të zgjedhurit komunal ta kenë të qartë konceptin e përgjegjësive të tyre administrative dhe politike. Gjatë fazës së reformimit të pushtetit lokal fokusi i qeverisë në raport me reformën lokale ka pasur për bazë kryesore të sigurojë për komunat definimin e kompetencave të komunave, çështjet fiskale, të hyrat lokale, tatimet indirekte dhe skemat e financimit nga grandet.
Duke shpjeguar mënyrën e funksionimit të administratës lokale, Sekretari Besnik Osmani tha se sistemi i administratës lokale funksionin mbi kriteret e bazuara me legjislacionin në fuqi që përcaktohet varësisht nga madhësia e komunës dhe numri i banorëve në komuna.
Në relacion me mandatin e MAPL-së, në raport me komunat, Sekretari Besnik Osmani, tha se mandati i MAPL-së në raport me komuna është i fokusuar në zhvillimin e legjislacionit për qeverisje lokale, monitorimin e zbatimit të ligjshmërisë për komuna, matjen e performancës së komunave në shërbimet e ofruara për qytetarët si dhe avancimin e bashkëpunimit ndër-kufitar dhe atij ndër-komunal si dhe zhvillimin regjional.
Përfaqësuesit nga Shqipëria, gjatë takimit me Sekretarin Besnik Osmani, patën rastin të njoftohen edhe me funksionimin e shërbimit one -stop-shop, që ofrojnë komunat në Kosovës si dhe funksionimin e shërbimeve për qytetarët në zonat rurale përfshirë këtu edhe rolin e shoqërisë civile në aspektin e hulumtimeve dhe analizave që bëjnë për komunat e Kosovës.