Përfaqësueset e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal marrin pjesë në Forumin e Partneritetit të Migracionit

17 qershor 2022, Prishtinë
Përfaqësueset e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal (MAPL) kanë marrë pjesë në Forumin e Partneritetit të Migracionit për të diskutuar mbi rolin e migracionit në zhvillimin social dhe ekonomik, të organizuar nga Rrjeti i Kombeve të Bashkuara për Migrim (UNNM) në bashkëpunim me GIZ Kosova.
Në këtë Forum është prezantuar Strategjia Kombëtare për Zhvillim 2030 dhe është zhvilluar një diskutim i frytshëm mes palëve të interesuara për rolin e migracionit në zhvillimin ekonomik dhe social, me synimin për të kontribuar në konsultimet publike.