Përfaqësueset e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal marrin pjesë në punëtorinë e organizuar Zyra e Komisionerit për Gjuhët dhe New Social Intiative

Prishtinë, 13-14 korrik 2022
Përfaqësueset e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal po marrin pjesë në punëtorinë dy ditore, të organizuar nga New Social Initiative (Iniciativa e Re Sociale) në bashkëpunim me Zyrën e Komisionerit për Gjuhët dhe Qendrën për Iniciativa Sociale në kuadër të projektit “ThuajDiçka / ReciNešto”.
Qëllimi i kësaj punëtorie është “Përdorimi i mjeteve dhe mekanizmave për të reaguar ndaj shkeljeve të të drejtave të gjuhës dhe zhvillimi i platformës për mësimin e gjuhëve në institucione”.