Më ftesën e Asociacionin e Komunave të Kosovës dhe Kryesuesit të Kolegjiumit të Kryesuesve të Kuvendeve të Komunave, përfaqësuesit e MAPL-së, përkatësisht Departamentit Ligjor dhe Monitorim të Komunave z. Xhevat Tafa dhe z. Gëzim Sahiti kanë marrë pjesë në takimin e organizuar nga Organizata Joqeveritare “Syri i Vizionit” nga Peja, në bashkëpunim me Asociacionin e Komunave të Kosovës.
Qëllimi i këtij takimi është mbështetja dhe ndarja e përvojave, praktikave të mira të punës së këshillave në disa komuna të Kosovës, si dhe vlerësimi i ligjshmërisë së akteve të kuvendeve të komunave nga organet qendrore si dhe respektimi i afateve ligjore në kthimin e përgjigjeve.