Tiranë, 07-08 tetor 2020
Strukturat operative të programit të bashkëpunimit ndërkufitar të IPA-s Shqipëri dhe Kosovë, si dhe të stafit të Sekretariatit të Përbashkët Teknik, përmbyllën ciklin e vizitave monitoruese të projekteve përfituese nga programi IPA II Shqipëri – Kosovës 2014 – 2020.

Përgjatë vizitave monitoruese tek projektet përfituese, përfaqësuesit nga strukturat operative të Shqipërisë dhe Kosovës, u njoftuan për së afërmi nga ana e përfaqësuesve të projekteve përfituese, për sa i përket zbatimit të aktiviteteve, sfidave të shfaqura, si dhe koordinimit të procesit me partnerët zbatues të projekteve.
Gjithashtu, në këto takime njoftuese, përfaqësuesit e strukturave operative konfirmuan ofrimin e mbështetjes dhe ndihmës së nevojshme për të gjithë përfituesit e projekteve nga të dy zonat e programit, në drejtim të realizimit sa më të suksesshëm të këtyre projekteve.