15 nëntor 2021, Prishtinë
Luljeta Ibishi Ferizi, Zëvendësuese e Udhëheqësit të Divizionit për Avancimin e të Drejtave të Njeriut në Komuna, mori pjesë në panelin e organizuar nga Advancing Together (AT), organizatë partnere e UNHCER, me temën “ Personat e Zhvendosur dhe të Kthyer – Qasja në të Drejtat e Njeriut”.
Takimi pati si synim adresimin e çështjeve të identifikuara si qasja në shërbime dhe të drejta, dhe funksionimin e mekanizmave për promovimin dhe mbrojtjen e drejtave të njeriut në Kosovë, nga i cili takim dolën rekomandime konkrete për institucionet përkatëse për t’i adresuar ato.

Pjesë e panelit ishin edhe Institucioni i Avokatit të Popullit, Zyra për Qeverisje të Mirë/Zyra e Kryeministrit, Këshilli Konsultativ për Komunitete/Zyra e Presidentit, Ministria për Komunitete dhe Kthim, Agjencia për Ndihmë Juridike Falas, Qendrat për Punë dhe Mirëqenie Sociale, Zyrat Komunale për Komunitete dhe Kthim si dhe OJQ-të lokale (Jahjaga Foundation, RROGRAEK dhe AKTIV), si dhe përfaqësuesit e komunitetit të kthyer dhe të zhvendosur.