Sipas fjalëve te Zëvendëskryeministrit të Kosovës dhe udhëheqësit të Partisë Liberale, Slobodan Petrović, opinioni publik deri më tani nuk ua ka lehtësuar punën pjesëmarrësve të dialogut, përkundrazi, dhe për këtë arsye duhet përshëndetur guximin politik të Ivica Daçiqit dhe Hashim Thaçit.
PETROVIQ: Të zhdukurve nuk u numërohen rruzat e kuqe të gjakut
Në javën kur kryeministri Serb dhe ai Kosovar vazhduan dialogun, u publikua hulumtimi i B92 dhe ai i Marketingut Strategjik sipas te cilit dy të tretat e qytetarëve të Serbisë u shprehen se në rast të ndonjë referendumi eventual, do të kishin zgjedhur më parë Kosovën se hyrjen në Bashkimin Evropian. Praktikisht, në të njëjtën kohë në rrugët e Prishtinës u shfaqen posterat ku thuhet se dialogu me Beogradin shpallet si tradhti.
Sipas fjalëve te Zëvendës Kryeministrit të Kosovës dhe udhëheqësit të Partisë Liberale, Slobodan Petrović, opinioni publik deri më tani nuk ua ka lehtësuar punën pjesëmarrësve të dialogut, përkundrazi, dhe për këtë arsye duhet përshëndetur guximin politik të Ivica Daçiqit dhe Hashim Thaçit.
– Shpresoj që kjo është një shenjë që në këto treva më në fund do ndalet udhëheqja me politikat nacionale partiake, interesi i të cilëve është pozicionimi brenda trupit zgjedhor, dhe do fillohet me vendimmarrjen shtetërore. Nuk shihet si gjë e mirë të ulesh përball Thaçit ose Daçiqit, por është shumë e rëndësishme dhe e përgjegjshme pasi gjeneratat e ardhshme do i ndiejnë pasojat e dialogut ose mungesës së tij – thotë Petroviq.
Ai njëkohësisht thekson që njëkohësisht është vendimtare që shteti i Serbisë të ndryshon politikën e tij ndaj Kosovës rrënjësisht, dhe që kujdesin ndaj territorit të lë anash në krahasim të kujdesit ndaj popullit që jeton në Kosovë dhe Metohi.
– Asgjë nuk mund arrihet me tregime boshe dhe demagogji. Pa mbështetje nga komuniteti ndërkombëtar, posaçërisht nga BE-ja dhe SHBA-të, as shtetet më të fuqishme se Serbia nuk mund të i mbrojnë interesat e veta. Serbia duhet të përforcoj stabilitetin ekonomik dhe kredibilitetin politik, sepse vetëm në atë rast do të jetë në gjendje të iu ofroj ndihmë serbëve kosovar. Ajo duhet të njihet me qëndrimet dhe lëvizjet e veta si burim i zgjidhjes e jo si burim i problemit apo konfliktit. Në të kundërtën, në rast se insistohet me popullizëm për shkak të pikave te imëta politike për përdorim të brendshëm, rezultati do të jetë vetëm prodhimi i dëmit më të madh…
A besoni se me platformën e paralajmëruar udhëheqësi e shtetit Serb do e bëjë këtë kthesë në politikën kosovare?
– Për fat të keq, edhe pse te gjithë që ishin në pozitat udhëheqëse gjatë dekadës së kaluar kanë vërejtur nevojën që duhet ndryshuar diçka sa i përket politikës ndaj Kosovës, shumë shpejt ata janë ndalur sa i përket asaj. Frikohem që e njëjta gjë do përsëritët. Por, dëshiroj që të besoj që do ketë guxim për marrjen e përgjegjësisë për të ardhmen e qytetareve, e jo vetëm për partitë dhe qeveritë e tyre. Dhe që nga „sinjalet pozitive” do të kalohet në veprat konkrete, pasi që shumë, në fakt shumë kohë është humbur….
Është ë pritshme që çështja e veriut të Kosovës të përfaqësoj kurrizin e platformës Serbe. A ka Qeveria, brenda së cilës ju jeni Zëvendës Kryeministër, ndonjë sugjerim sa i përket kësaj çështjeje?
–Së pari, zgjidhja e kësaj pyetje nuk është as lehtë e as e thjeshtë. Por çka është e pakontestueshme, është që interesi i qytetarëve të veriut të Kosovës se pari të reflektohet me një jetë shumë më të mirë se ajo që ata e jetojnë sot. Në anën tjetër, gjatë disa viteve të fundit vuajtja e tyre është keqpërdorur dhe ata ishin subjekt i manipulimeve të shumta, për derisa njëkohësisht shpuesit profesional dhe gjokset patriotike mbushnin xhepat e tyre me euro.
Sidoqoftë, i vetmi dokument i cili në këtë moment ofron çfarëdo rruge përpara dhe e ka përkrahjen e pjesës dërmuese të komunitetit ndërkombëtar është plani i Ahtisarit. Por, në asnjë rast nuk do e them që ai dokument është ideal, përkundrazi, por sidoqoftë ai ofron shumë hapësirë për mbrojtjen e komunitetit serb. Më shumë edhe se „plani i katër pikëve” i ish Kryetarit Tadiq. Më e keqja për veriun do të ishte mbetja e situatës së „konfliktit të ngrirë”, pasi që qytetaret nuk ndihmohen duke u a mundësuar jetën që edhe pas 13 viteve të jetojnë me konfuzion total institucional dhe pa asnjë mbrojtje të shtetit juridik, që ju konvenon vetëm qarqeve kriminale.
Përfaqësuesit politik të Serbeve të veriut janë haptazi kundër çdo marrëveshjes me Prishtinën?
– Gjithsesi, sepse atyre u konvenon kjo situate në të cilën ata nuk iu përgjigjen askujt. Për këtë arsye, çdo futje e rendit për ata është problematike. Por mendoj që shteti i Serbisë nuk ka interes që të mbetet kështu. Është me rëndësi që Beogradi ta identifikoj mënyrën reale për zgjidhjen e problemit, e ajo është përmes investimeve, përmes përmirësimit të kualitetit të jetës së qytetarëve tanë atje…Dhe të pranoi që ideja e ndarjes nuk është e mirë pasi që insistimet për këtë ide do reflektoheshin shumë keq në pozitën e Serbeve që jetojnë në jug të lumit Ibër, dhe kjo gjë do të prodhoj efektin domino në rajon.
A është real ndërtimi i autostradës Nish-Prishtinë, që u përmend gjatë takimit të Daçiqit dhe Thaçit?
– Është e padiskutueshme që autostrada e ka një rëndësi të jashtëzakonshme, por është e vështirë që të vlerësohet në këtë moment se a është realizimi i atij projekti real apo përfaqëson karotën nga Brukseli në një shkop shumë, shumë të gjatë. Megjithëse dëshiroj që të besoj se jo vetëm kjo autostrade por edhe shumë projekte kapitale mund të realizohen në bashkëpunim të Beogradit dhe Prishtinës, me përkrahje të Bashkimit Evropian. Në fund të fundit, dialogu zhvillohet jo për shkak të formës, por për shkak të jetës më të mirë të gjithë neve.
Por, si të besohet në sinqeritetin e këtij dialogu, për shembull, kur Thaçi ende flet se prioriteti duhet të jetë fati i 1.800 shqiptareve të zhdukur, përderisa Beogradi flet vetëm për serbet e zhdukur?
Për fat të keq, këta janë shembujt drastik përmes të cilëve ende mundohen të i fitojnë ca poena politik. Pasi që temat më të ndjeshme gjithmonë janë edhe temat me të cilat është më së lehti të manipulohet. Fati i të zhdukurve duhet të zgjidhet pa marr parasysh se kush e ka cilin emër apo mbiemër, cili komunitet apo popull i përket…Pikërisht sikurse që duhet të jepet një përgjigje cilësore se çka do ndodh me të zhvendosurit, numri i të cilëve është bindshëm më i lartë në mesin e serbeve, fakt i cili injorohet me vetëdije të plotë, dhe në mesin e shqiptareve të veriut. Por, për t’i zgjidhur këto dhe shumë probleme tjera komplekse në një mënyre të drejtë, njerëzore dhe pa i numëruar rruzat e kuqe të gjakut, parakusht është ky komunikim i nivelit më të lartë. Gjithsesi, do ishte joserioze po të pritet që gjithçka do rregullohet pas një takimi ose brenda një muaji, por e rëndësishme është që dialogu të filloj me kapacitet të plotë dhe që ta ketë përkrahje sa me të madhe, duke filluar nga ana e politikës, përmes shoqërisë civile dhe medieve, sepse për sukses nuk mjaftojnë vetëm dy njerëz, po as vetëm dy qeveri…
Miroslav Stajiq
Besimi më i rëndësishëm se policia
Në Bruksel u paralajmërua mundësia e formimit të një njësiti të veçantë të policisë së Kosovës, e përbërë kryesisht nga Serbet, të cilët do kujdeseshin për mbrojtjen e monumenteve kulturore Serbe?
– Njësite të tilla mund të formohen brenda një dite, por edhe vet mendimi rreth nevojës për formimin e tij është një arsye më shumë se pse duhet të theksohet përforcimi i institucioneve në Kosovë, sikurse edhe besimi i ndërsjellë. Sepse, nuk duhet me qenë e rëndësishme se a është polici shqiptar apo serb, por a do kujdeset ai për respektimin e mirëfilltë të ligjit. Më së miri, gjithsesi, do të ishte kur kishat, manastiret dhe monumentet kulturore serbe nuk do kenë nevojë për mbrojtjen e policisë ose të ushtarëve të KFOR-it.