15 qershor 2021
Zëvendësuesja e Udhëheqësit të Divizionit për Avancimin e të Drejtave të Njeriut në komuna të MAPL-së, znj. Luljeta Ibishi Ferizi, ka marrë pjesë në Konferencën e mbajtur “Promovimi i Diversitetit dhe Barazisë për Ballkanin Perëndimor”, ku janë prezantuar të gjeturat nga hulumtimi “Diversiteti dhe Barazia në Kosovë”.
Konferenca është drejtuar nga z. Habit Hajredini, Drejtor i Zyrës për Qeverisje të Mirë në Zyrën e Kryeministrit, i cili ka prezantuar hulumtimin i cili është bërë për të ditur se në çfarë niveli është diskriminimi dhe cilat janë të arriturat në këtë hulumtim.
Rezultatet e sondazhit pasqyrojnë arritjet dhe sfidat me të cilat përballen institucionet për të siguruar barazinë dhe të drejtat e njeriut si dhe mbrojtjen nga diskriminimi si dhe shërben gjithashtu si matje për zbatimin e Ligjit Nr. 05/L-021 për Mbrojtjen nga Diskriminimi dhe do t’i ndihmojë institucioneve në vend në zhvillimin e politikave dhe veprime në përputhje me nevojat e paraqitura.
Konferenca është organizuar nga Zyra për Qeverisje të Mirë/Zyra e Kryeministrit në mbështetje financiare të projektit të përbashkët i Bashkimit Evropian dhe Këshillit të Evropës.
