Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, me datë 30 Qershor 2017, përpara zyrtarëve për informim dhe zyrtarëve të IT-së të komunave, si dhe përfaqësueseve nga organizatat jo–qeveritare, ka prezantuar projektin “Ri- dizejnimi i ueb faqeve të komunave dhe teleprezencat (faza testuese), si dhe prezantimi i koncept dokumentit për komunikim qeveritar (niveli lokal). 3 korrik 2017, Prishtinë
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, me datë 30 Qershor 2017, përpara zyrtarëve për informim dhe zyrtarëve të IT-së të komunave, si dhe përfaqësueseve nga organizatat jo–qeveritare, ka prezantuar projektin “Ri- dizejnimi i ueb faqeve të komunave dhe teleprezencat (faza testuese), si dhe prezantimi i koncept dokumentit për komunikim qeveritar (niveli lokal).
Sekretarja e Përgjithshme znj. Rozafa Ukimeraj, duke i falënderuar të pranishmit për kontributin e dhënë përgjatë një viti lidhur me procesin e ri-dizajnimit të ueb faqeve të komunave dhe teleprezencave, theksoi se është arritur progres në finalizimin e projektit, ku qëllim kryesor në këtë drejtim është forcimi dhe avancimi i transparencës në komuna.
Përgjatë punëtorisë një ditore, është bërë prezantimi i komponentës së ri-dizajnimit të ueb faqeve të komunave nga ana e përfaqësuesve të kompanisë CACCTUS, ku pjesëmarrësit kishin rastin dhe mundësinë për të dhënë propozimet e tyre me qëllim të pasurimit dhe finalizimit të ueb faqeve. Po ashtu, krahas kësaj është prezantuar edhe projekti solucione dhe IT në komuna nga faza e fillimit e deri në gjendjen aktuale.
U zhvilluan diskutime kryesisht për çështje se si do të bëhet popullimi i ueb faqes me të dhëna dhe informata, për mënyrën e integrimit të dokumenteve nga ueb faqet e vjetra në ueb faqet e reja, për trajnimin e zyrtarëve të informimit dhe IT-së për mënyrën e përdorimit të ueb faqes së re, si dhe për modalitetet e dizajnit të ueb faqes, me qëllim që qasja në ueb nga ana e qytetarëve të jetë më e lehtë dhe më e kuptueshme.
Në përmbyllje të punëtorisë, pjesëmarrësit u ndanë të kënaqur me punën e bërë dhe kërkuan që komentet dhe sugjerimet e dhëna të inkorporohen në dizajnin final të modelit të ueb faqeve të komunave.