Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors

Publikohet Raporti Komunal i Vetëvlerësimit, bashkëpunim i MAPL-së me UNDP

Prishtinë, 11 Dhjetor 2018

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka publikuar “ Raportin Komunal të Vetëvlerësimit”. Raporti është hartuar nga MAPL në bashkëpunim me UNDP-në në Kosovë me qëllim që të kontribuojë në krijimin e strukturave të qëndrueshme komunale , forcimin e kapaciteteve të komunave dhe përmirësimin e qasjes së qytetarëve në shërbime.

Sekretarja e Përgjithshme e MAPL-së znj. Rozafa Ukimeraj theksoi se ky Raport do tu shërbejë komunave por edhe akterëve të tjerë për të parë se në cilat fusha ka ngecje dhe për cilat fusha duhet dhënë rëndësi, për të bërë përmirësimin e nevojshëm, me qëllim që kontribuojë në krijimin e strukturave të qëndrueshme komunale, forcimin e kapaciteteve të komunave dhe përmirësimin e qasjes së qytetarëve në shërbime.

Drejtoresha e Departamentit për Performancë dhe Transparencë Komunale znj. Venera Çerkini ka prezantuar Raportin Komunal të Vetëvlerësimit.

Raporti do të ofrojë një pasqyrë të kapaciteteve komunale për realizimin e detyrave të punës në kuadër të obligimeve të tyre, si dhe jep orientime mbi nevojat dhe prioritetet për zhvillim të qëndrueshëm dhe funksional.

Në takim morën pjesë, Kryetarë të Komunave të Republikës së Kosovës, përfaqësues nga UNDP dhe përfaqësues nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal.

     

Generic selectors
Vetem tekstet e njejta
Kërkoni në titull
Kërkoni në përmbajtje
Post Type Selectors