Punëtoria mbi zhvillimin e standardeve dhe metodologjinë në formën e një udhëzuesi për korrigjimin e akteve juridike

Është mbajtur punëtoria online e organizuar nga Zyra Ligjore e Zyrës së Kryeministrit, me përkrahjen e OSBE-së, lidhur me zhvillimin e idesë për hartimin e një udhëzuesi mbi standardet dhe metodologjinë e korrigjimit të akteve juridike.

Procedura e korrigjimit të akteve juridike është e paraparë në Projektligjin për Aktet Juridike, por që konsiderohet e nevojshme të zhvillohen standardet dhe metodologjia në formën e një udhëzuesi, prandaj sot më datë 28 dhjetor 2020, është mbajtur punëtoria për zhvillimin e  standardeve dhe metodologjisë në formën e një udhëzuesi, lidhur me korigjimin e aktetve juridike.

Nga MPL, pjesëmarrës në punëtori ka qenë znj.Venera Çerkini – Drejtoreshë e Departamentit Ligjor dhe Monitorim të Komunave.