Zëvendësryeministri dhe Ministri i Vetëqeverisjes Lokale Goran Rakic, së bashku me Përfaqësuesin Special të BE-së dhe Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë Tomas Sunjog, vizituan veriun e Kosovës.
Zyrtarët, së bashku me katër kryetarë të komunave, vizituan projektet aktuale të mbështetura nga Bashkimi Evropian si dhe projekte të financuara nga Fondi i Zhvillimit për Veriun.
Gjatë vizitës, është biseduar për bashkëpunimin e ardhshëm dhe projektet që do të përmirësojnë cilësinë e jetës së qytetarëve, shërbimet komunale në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian.