Rakić me delegacionin e SHBA-së për zbatimin e marrëveshjes së Uashingtonit

Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Goran Rakić, u takua sot me Delegacionin e Energjisë të SHBA-ve të udhëhequr nga Ndihmës Zëvendës Sekretari, Matthew Zais.

Në takim është  diskutuar për marrëveshjen e nënshkruar së fundmi në Uashington, zbatimin e saj dhe investimet në të ardhmen.

“Marrëveshja  e Uashingtonit është shumë e rëndësishme dhe zbatimi i saj duhet të fillojë sa më shpejt të jetë e mundur, sepse ajo kontribuon në normalizimin e marrëdhënieve ekonomike, përmirësimin e jetës, zhvillimin dhe stabilitetin,” ka theksuar Rakić.