3 dhjetor 2020, Prishtinë
Zëvendësuesja e Udhëheqësit të Divizionit për Avancimin e të Drejtave të Njeriut në komuna të MPL-së znj. Luljeta Ibishi Ferizi, ka marrë pjesë në takimin e organizuar nga Zyra për Qeverisje të Mirë, e cila është duke u mbështetur nga Zyra e BE-së dhe Këshilli i Evropës në kuadër të projektit “Promovimi i diverzitetit dhe barazisë në Kosovë”.
Në këtë kontekst do të zhvillohet korniza e përgjithshme për koordinimin, monitorimin dhe raportimin e institucioneve tek Zyra për Qeverisjes së Mirë në zbatim të Ligjit nr. 05/L-021 për Mbrojtje nga Diskriminimi (pako e ligjeve për të drejtat e njeriut).
Ndërsa, në fazën e dytë të projektit do të bëhet ngritja e kapaciteteve për të forcur koordinimin, monitorimin dhe raportimin në mes të Zyrës për Qeverisje të Mirë, ministrive në nivel qenderor dhe komunave në nivel lokal.
Pjesëmarrës të ftuar ishin zyrtarë për mbrojte nga diskiminimi në nivelin lokal, ku u diskutua për mekanizma për mbrojtje nga diskriminimi, për të gjitha aktivitetet, sfidat në raportim për të arritur zbatimin e Ligjit për Mbrojtje nga Diskriminimi. Gjithashtu pjesë e takimit ishte edhe eksperti i angazhuar znj. Ivana Roagna për të diskutuar procesin dhe nevojat apo targetet e mbledhjes së të dhënave.