Shkup, 25 prill 2019
Në kuadër të lansimit të thirrjes së tretë për projekt propozime nga Programi i Bashkëpunimit Ndërkufitar Kosovë- Maqedoni Veriore 2014-2020, sot në Shkup u mbajt raundi i dytë i Ditëve Informative dhe Forumeve për kërkimin e partnerëve, ku pjesëmarrësit u njoftuan në lidhje me prioritetet tematike, shumën totale të paraparë, si dhe rregullat e aplikimit.

Prioritetet tematike në kuadër të thirrjes së tretë janë:
LOT 1: Inkurajimi i turizmit, trashëgimisë kulturore dhe natyrore (alokimet në dispozicion për LOT 1 është 840,000 euro) dhe
LOT 2: Prioritetet tematike 3: Mbrojtja e mjedisit, promovimi i përshtatjes dhe zbutjes së ndryshimeve klimatike, parandalimi dhe menaxhimi i rrezikut (alokimet në dispozicion për LOT 2 janë 1, 200,000 euro).