8 nëntor 2018, Prishtinë
Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, znj. Rozafa Ukimeraj, priti sot në takim Zëvendësdrejtoren e SDC dhe Shefen e Departamentit për Evropën Lindore, Znj. Ruth Huber, së bashku me Shefen e Divizionit të Ballkanit Perëndimor të SDC, znj. Georgette Bruchez. Me këtë rast, diskutuan për skemën e granteve për performancë si dhe vazhdimin e bashkëpunimit në të ardhmen në mes të Qeverisë së Kosovës dhe Qeverisë Zviceriane.