Me datë 07.11.2013 në ndërtesën e Qeverisë u mbajt takimi i parë përbashkët të Grupit Punues Ndërministror për Hartimin e Strategjisë Sektoriale për Vetëqeverisjen Lokale 2014 – 2024, si dhe Planin e Veprimit për Zbatimin e Kësaj Strategjie
Me datë 07.11.2013 në ndërtesën e Qeverisë u mbajt takimi i parë përbashkët të Grupit Punues Ndërministror për Hartimin e Strategjisë Sektoriale për Vetëqeverisjen Lokale 2014 – 2024, si dhe Planin e Veprimit për Zbatimin e Kësaj Strategjie. Të pranishëm përveç stafit të MAPL-së në krye me Sekretarin e Përgjithshëm të MAPL-së z. Besnik Osmani, ishin edhe përfaqësues nga ministritë e linjës, partnerët ndërkombëtar, OJQ-të dhe shoqëria civile.
Ideja dhe qëllimi kryesor i këtij takimi ishte që institucionet dhe akterët e involvuar në hartimin e kësaj strategjie të njihen më për së afërmi me hapat e mëtutjeshme të Strategjisë dhe me familjarizimin e tyre me dokumentet relevante që do të shërbejnë për hartimin e strategjisë në fjalë.
Ndaj, që në fillim z. Besnik Osmani – Sekretar i Përgjithshëm i MAPL-së, përshëndeti dhe falënderoi të pranishmit për prezencën dhe rolin e tyre dhe theksoi se ky takim ka më shumë rolin dhe rëndësinë informuese me qëllim që të shohim edhe nga ju se cilat janë rekomandimet konkretet për hapat e mëtutjeshme. Më tej, ai theksoi se ne si Ministri kemi nevojë për partnerët si Ju në hartimin e kësaj strategjie. Prandaj, secili nga partnerët e involvuar pritet që të ketë rolin e tij dhe të jap kontributin e tij. Në këtë drejtim z. Osmani prezantoi edhe një listë me objektivat që lidhen me strategjinë e VQL-së 2014 – 2024, në të cilën institucionet dhe akterët e involvuar do të duhej të shënonin njërën nga fushat e cekura, në mënyrë që secili të jap kontributin e tij/saj në fushën e cekur.
Më tej, në rrjedhën e diskutimit folën e z. Valon Krasniqi nga Zyra e Kryeministrit për Planifikim Strategjik, i cili theksoi rolin dhe mbështetjen e vazhdueshme të kësaj zyre për hartimin e kësaj strategjie.
Ndër të tjera, znj. Rozofa Ukimeraj nga MAPL bëri prezantimin lidhur me Orientimet Strategjike të Vetëqeverisjes Lokale 2014 – 2024, për të cilat foli dhe nënvizoi edhe sfidat që e përcollën konsolidimin e Vetëqeverisjes Lokale në Kosovë siç janë: Mungesa e resurseve financiare për ushtrimin e kompetencave, Vështirësitë në unifikimin e sistemit të vetëqeverisjes lokale në shkallë vendi, Ndryshimet në sistemin e vetëqeverisjes lokale, Dobësimi i vijës ndarëse ndërmjet stafit politik dhe civil në Komuna, Mungesa e memories institucionale në një nivel më të lartë hierarkik në administratën komunale, Mungesa e kontrollit dhe balansit ndërmjet pushteteve, Implementimi i procesit të decentralizimit, Zhvillimi i ulët ekonomik lokal, Varshmëria e lartë financiare e komunave dhe Jo-harmoni e plotë brenda sistemit ligjor. Më tej, znj. Ukimeraj foli edhe për kapitujt dhe materien e strukturës së Strategjisë për Vetëqeverisjes Lokale 2014 – 2024.
Nga të pranishmit, përkatësisht akterët e involuar në Strategji, folën edhe z. Sazan Ibrahimi nga Asociacioni i Komunave të Kosovës, i cili theksoi nevojën që të kemi një Strategji dhe Plan Veprimi për Qeverisjen Lokale në mënyrë që të forcohet demokracia lokale, njëkohësisht ai theksoi se si Asociacion i Komunave të Kosovës do t’i mbështesim komunat në këtë rrugëtim dhe jemi në gjendje që t’i marrim përgjegjësit që na takojnë lidhur me Strategjinë në fjalë.
Po ashtu, folën edhe z. Petrit Popova nga Ministria e Financave i cili potencoi mbështetjen e MF-së në këtë drejtim, si dhe nevojën për një model të komunikimit dhe ngritjes së kualitetit të dokumenteve e cila ka munguar.
Në këtë takim, folën edhe z. Jeton Mehmeti nga Instituti GAP, Albina Duraku nga Zyra e BE-së në Kosovë, Agron Maxhuni nga MAPL-ja, si dhe znj. Darcie Nielsen nga USAID e cila përgëzoi të pranishmit për qasjen konstruktive rreth strategjisë dhe thekso që të shikohen edhe modelet e strategjive të qeverisjes lokale nga vendet e BE-së.
Takimi u përmbyll me idetë se në të ardhmen duhet të ketë takime me grupe punuese në grupe të vogla (nën- grupe), në mënyrë që secili akterë i involvuar të jep kontributin e tij/saj në hartimin dhe finalizimin e SVL-së 2014 – 2024.