Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic mori pjesë në Takimin e organizuar me kryetarët e Komunave të Kosovës, përfaqësuesit e Këshillave Komunal të Sigurisë në Bashkësi dhe me përfaqësues ndërkombëtarë në Kosovë.
29 tetor 2012, Prishtinë
Zëvendëskryeministri i Kosovës dhe Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal, Slobodan Petrovic mori pjesë në Takimin e organizuar me kryetarët e Komunave të Kosovës, përfaqësuesit e Këshillave Komunal të Sigurisë në Bashkësi dhe me përfaqësues ndërkombëtarë në Kosovë.
Me këtë rast Zëvendëskryeministri Petrovic tha:
Me qëllim të legjitimimit të këtyre shërbimeve, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal së bashku me Ministrinë e Punëve të Brendshme duke u bazuar në Ligjin për Policinë Nr. 03/L-035, kanë nxjerrë krijuar bazën ligjore për themelimin e këtyre mekanizmave. Kjo bazë ligjore është avancuar dhe përmirësuar me nxjerrjen e Udhëzimit Administrativ për KKSB, duke iu përshtatur kërkesave apo vështirësive të komunave, në mënyrë që këto trupa të jenë edhe më funksionale.
Aktualisht KKSB është themeluar pothuajse në të gjitha komunat e Republikës së Kosovës. Megjithëse jemi të vetëdijshëm për vështirësitë e komunave në kryerjen e obligimeve të tyre të përditshme, ende ekziston nevoja për qasje më serioze ndaj funksionalizimit të këtyre trupave – theksoi Zëvendëskryeministri Petrovic.
Në këtë kontekst, mbetemi me shpresë që komunat të harmonizojnë veprimet e tyre konform provizioneve ligjore që përcaktojnë funksionimin dhe funksionalizimin e Këshillave Komunale për Siguri në Bashkësi.
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në vazhdimësi monitoron organet komunale, duke përfshirë këtu edhe Këshillat Komunale për Siguri në Bashkësi. Ne mendojmë që monitorimi i vazhdueshëm dhe përkrahja e KKSB-ve do të shërbej si mjet për përforcimin e rolit të këtyre trupave. Synim i përbashkët i të gjithë neve është angazhimi në funksionalizimin e plotë të KKSB-ve, ku çdo qytetar do të mund t’i shpreh brengat dhe shqetësimet që e rëndojnë – është shprehur Ministri Petrovic, në takimin me . kryetarët e Komunave të Kosovës, me përfaqësuesit e Këshillave Komunal të Sigurisë në Bashkësi dhe me përfaqësues ndërkombëtarë në Kosovë.