17 nëntor 2021, Prishtinë
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal në koordinim dhe bashkëpunim me akter kyç MBZHR, AVUK, AKK, Fondacionin për të drejtat e kafshëve, përfaqësues të komunës së Prishtinës, ka mbajtur takimin e parë të Grupit Punues për “Hartimin e politikave, identifikimin e çështjeve, opsionet për qasjen ndaj qenve endacak.
Takimin e hapi kryesuesja e grupit, znj.Flutura Hoxha, e cila i njoftoi anëtarët e grupit për përpjekjet dhe hapat konkret të Qeverisë: Qasjen, metodologjinë, koordinimin dhe bashkëpunimin me ministri, agjensi, asociacionin dhe fondacionin për të drejtat e kafshëve, për veprimet që do të ndërmirren dhe masat konkrete që do të propozohen për finalizimin e analizës.
Grupi punues konform mandatit që ka dhe konform afateve kohore do dalë me propozime dhe rekomandime në këtë analizë.
