Takimi me Komisionerin për Gjuhë pran Zyrës së Kryeministrit dhe përfaqësuesen e IOM-it.

19 Prill 2019, Prishtinë

Sot më 19 Prill 2019, Udhëheqësja e Departamentit për Performancë dhe Transparencë Komunale së bashku me zyrtarët e Divizionit për të Drejtat e Njeriut kanë pritur në takim Komisionerin për Gjuhë pran Zyrës së Kryeministrit dhe përfaqësuesen e IOM-it.

Takimi kishte për qëllim të informimit rreth projektit të IOM-it për platformën e mësimit online të gjuhës serbe dhe shqipe të quajtur (VOC-UP) ku në web sajtet e komunave të Republikës së Kosovës do të jetë i vendosur ky link për ti shërbyer qytetarëve të çdo komune.