Prishtinë 25 korrik, 2018
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal e përkrahur nga OSBE – Misioni në Kosovë me datë 25 Korrik 2018, ka mbajtur takimin me Kryesues të Kuvendeve të Komunave dhe Drejtorë të Administratës në Komuna, në të cilin takim është prezantuar platforma elektronike për vlerësimin e ligjshmërisë së akteve, raporti Janar- Qershor 2018 i funksionimit të kuvendeve të komunave, procesi i vlerësimit të ligjshmërisë së akteve dhe kërkesat për rishqyrtim dërguar në komuna nga MAPL dhe Ministritë e Linjës, si dhe është prezantuar Draft- Udhëzimi Administrativ (MAPL) Nr. 01/2018 Për ndryshimin dhe plotësimin e Udhëzimit Administrativ (MAPL) Nr. 03/2014 për procedurën e themelimit, përbërjen dhe kompetencat e komiteteve të përhershme në komunë.
Në fund të takimit, doli si rekomandim që takimet e tilla do të ishte mirë që të jenë të rregullta, ku do të diskutohen çështjet më rëndësi në komuna, në mënyrë që veprimet e ndërmarra nga organet komunale të jenë në harmoni më legjislacionin në fuqi.